Subscribe

Dënimi i 9 imamëve të akuzuar për terrorizëm mund të sjellë reagim të ashpër të mbështetësve të tyre.

Ambasada Amerikane informon qytetarët e SHBA-ve se Gjykata e Krimeve të Rënda shqiptare së shpejti do të shpallë vendimin e dënimit për rastin e nëntë imamëve të akuzuar për mbështetje të terrorizmit, për këtë shkak grupet ekstremiste të lidhura me imamët mund të reagojnë me akte të dhunshme nëse Xhihadistët gjenden fajtorë.

Në postimin në faqen zyrtare, Ambasada sqaron se nuk ka informacion te detajuar, por qytetaret amerikane duhet te tregohen vigjilente.

Ambasada nuk disponon informacion për një kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së. Sidoqafte, qytetarët amerikane duhet të mbeten vigjilente dhe te shmangin zonën pranë gjykatës së Krimeve të Rënda në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, gjithashtu te shmangin çdo demonstrate apo tubim që mund të ndodhin si pasojë e vendimit.

Një ditë më parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda u dëgjua mbrojtja për 5 imamë nga 9 që janë nën akuzë për mbështetje dhe nxitje të terrorizmit. Vendimi per ta pritet të jepet me 19 prill ku dhe policia do të marrë masa të larta sigurie.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *