Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është kërcënuar me jetë.
Burime nga institucione të sigurisë në Kosovë, bënë të ditur për mediat se, menjëherë pas mbledhjes së këshillit të sigurimit të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se Serbia është përpjekur të vrasë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës që ai zhvilloi në Shkup mbrëmjen e të premtes.
Lexo edhe :
Related Posts
Vetë kryeministri Kurti, pas kthimit në Kosovë, konfirmoi planin për atentat ndaj tij.
“Unë kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Unë sa erdha nga Shkupi këtu, nuk jam ndier i rrezikuar veçse kam parë që kishte shumë forca policore të cilët u kujdesën për këtë mbledhjen që e mbajtëm në Shkup me partitë social demokrate e ku mysafiri special ishte kryetari i Partisë Social Demokrate gjermane, i cili kishte ardhur nga Berlini”, tha Kurti.
Televizioni publik i Kosovës raportoi se kërcënimet për jetën ndaj Albin Kurtit kanë qenë serioze, “sidomos duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime informacioni”.
Bëhet fjalë për një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediatike me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo – maqedonas, të afërt me federatën ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe.
Pas kthimit në Prishtinë, institucionet ligjzbatuese kanë shtuar masat për të siguruar perimetrin e sigurisë ndaj tij.
Kjo është hera e dytë që Kurti kërcënohet me jetë pas daljes jashtë Kosovës./vizionplus.tv






