Interpol Tirana ka kryer ekstradimin e 50-vjeçarit Bashkim Buzani, i cili ishte dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Organizatë kriminale” në formën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

 

Buzani, në prill të vitit 2005, është arrestuar në Greqi, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe po atë vit është dënuar me 16 vite burg.

 

Pas kryerje së dënimit për llogari të autoriteteve të drejtësisë greke u bë ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

 

Në trazirat e marsit të vitit 1997, Bashkim Buzani ka qenë pjesë e një bande të armatosur, ku sipas policisë, anëtarët kryenin vepra të ndryshme penale, si vrasje dhe grabitje me armë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *