Kronikë
Ekstradohet nga Italia 62-vjeçari i dënuar me 7 vite burg

Është ekstraduar një shtetas shqiptar i dënuar me 7 vite burg nga Roma.
Reklamë
Interpol Tirana, ka bërë të mundur ekstradimin nga Italia drejt vendit tonë të shtetasit me iniciale B.P, 62 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me datë 23.07.2015, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




