Bota
Ekstradohet gazetari turk/ Ahmet Emre Olur iu refuzua azili në Shqipëri

Ahmet Emre Olur, gazetari turk, që kërkoi azil politik në Shqipëri, është ekstraduar këtë të diel nga Rinasi drejt Turqisë.
Reklamë
Autoritetet shqiptare bënë të mundur largimin e tij me pretendimin se i ka kaluar afatin 2-vjeçar për të qëndruar në vendin tonë.
Gazetari turk, është përfolur si këshilltari mediatik i kumbarit të mafies Sedat Peker, i cili shihet si një kërcënim për qeverinë e Erdoganit e veçanërisht për ministrin e Brendshëm.
Emre Olur është shpallur në kërkim nga shteti turk si anëtar i një organizate kriminale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




