Subscribe

Tre persona të arrestuar jashtë vendit priten që të ekstradohen në Shqipëri. Policia bëri të ditur se janë vënë në pranga Alban Skonja në Francë, Kridens Meçollari në Gjeorgji si dhe një shtetas turk në Gjermani, të tre me qëllim ekstradimi në vendin tonë.

Skonja është një nga personat më të kërkuar në vend për krime të rënda. Sipas hetuesve, 40-vjeçari në bashkëpunim me Ilirjan Feçin kanë bashkëpunuar me bandat kriminale për ekzekutimin e Geron Hasanbellit dhe një personi tjetër, krime të mbetura në tentativë.

Lexo edhe :

Related Posts

Skonja kishte siguruar armët e zjarrit dhe automjetet që do të përdoreshin në këto dy vrasje. Aktiviteti kriminal i tij në Shqipëri doli pas zbërthimit të dëshmisë së dy vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj, të cilët zbuluan edhe vrasjen në zonën e Don Boscos ku u ezkekutua në një lokal Erjon Çela.

Ndërkohë 40-vjeçari në korrik të këtij viti dyshohet se në Francë ka grabitur me armë zjarri 40 mijë euro për llogari të një tjetër bande që vepron jashtë vendit.

I arrestuari I dytë, Kridens Mecollari, rezulton i dënuar në vendin tonë me 5 vite burg, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe dy vite e 6 muaj pasi në vitin 2021 plagosi me armë zjarri Ilir Shkurtin.

Ndërsa shtetasi turk akuzohet për trafik klandestinesh drejt vendeve të Bashkimit Europian. /vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *