U shty sërish seanca gjyqësore ndaj bosit turk të kriptomonedhave Faruk Fatih Özer.

 

Shkak u bë kërkesa nga avokati për përjashtimin e gjyqtarit. Edhe pse Prokuroria dha konkluzionet përfundimtare sot, gjyqtari e pati të pamundur të  shprehet, të paktën  derisa të shqyrtohet kërkesa për përjashtimin e tij.

 

Edhe seanca e sotme u shoqërua me tensione dhe tone të ashpra mes palëve, ndërsa ajo zgjati të paktën 90-të minuta. Pas përfundimit të seancës së sotme  avokati i 28 vjeçarit turk nuk pranoi të prononcohej për median.

 

Në fund të sencës së sotme gjyqtari Elis Dine shpjegoi arsyet e shtyrjes së gjyqit dhe dy argumentat që paraqiti pala mbrojtëse.

 

Seanca e radhës gjyqësore për shtetasin turk do të mbahet ditën e hënë më 14 nëntor. Kujtojmë se Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia në drejtim të Shqipërisë në 20 prill të vitit të shkuar, ndërsa u arrestua në 30 gusht të këtij viti në Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *