Subscribe

Opozita është përballur ne parlament me qeverinë, per ekstradimin e Nezar Seitit, nje ekstradim qe ne këndvështrimin e Partisë Demokratike dëmton hetimet per ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri. Deputeti demokrat Enekeljd Alibeaj ka listuar shkeljet qe ministria e drejtësisë ka bere duke firmosur ekstradimin e financierit te bandës Habilaj, por ministrja Etilda Gjonaj është mbrojtur me vendimin e gjykatës.

 

“Ministria e drejtësisë eshte vetem 500 metra larg burgut ku mbahej Nezari per llogari te krimeve te renda. Ndërkohe qe Etilda ka pasur ne tryeze dokumenta te nënshkruara me dorën e vete per llogari te krimeve te renda.”

 

 “Kur gjykata ka lejuar ekstradimin, ju nuk keni kryer asnjë veprim me teper, keni lejuar ekstradimin mbi ate vendim gjykate, tani çfare kerkoni nga une.”

 

“Si i behet qe askush te mos e pyesë per Tahirin , coje me pushim diku ku te mos e pyesë per Tahirin, ti je merakosur per pushimet e Tahirit.”

 

“Pse shqetësoheni qe une hoqa nga duart e prokurorisë se kapur nga Rama e cova ne Itali, prokuroria e Katanias do te nxjerre te vërteten.”

 

Te dy kundërshtaret politike kane replikuar ashpër, duke i kujtuar njeri-tjetrit edhe burgun.

 

“Ne burg eshte lene nje qeli bosh e veem ajo nuk ju mban te gjithëve.”

 

 

“Zbulova xhevahiret tuaja qe duan hetim te thelluar veçanërisht per ndonje person te zonave tuaja elektorale per ekstradimin.”

 

Opozita reagoi ashpër pas ekstradimit te Nezar Seitit, financierit te bandës Habilaj ne Itali; pasi sipas saj me ketë vendim vihen ne pikëpyetje hetimet per ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *