Subscribe

100 abetare nga viti 1844 deri ne vitin 1942 janë ekspozuar në Hollin e Muzeut Kombëtarë si dëshmi e ndryshimit dhe pasurimit gjuhësor që ka pësuar gjuha shqipe.

 

ANISA KRRABA

GAZETARE

 

Kjo është abetarja e pare e gjuhës shqipe, nga Rilindasi Naum Veqilharxhi, e vitit 1844. Gjithsej ka 32 tinguj dhe dëshmon përpjekjen shekullore që rilindasit shqiptarë bënë për krijimin e gjuhës dhe identitetit shqiptar.

 

Kjo abetare si dhe shumë të tjera kanë ndjekur një rrugë të gjatë për t’u botuar, disa në Stamboll të tjera në Firence e Bukuresht. Disa prej tyre nuk kanë autorësi pasi duhej të mbroheshin nga sulmet e egra mbi ata që përhapnin dijen.

 

PIRO MISHA

DRJETOR I BIBLOTEKES KOMBETARE

 

Abetarja e parë e shtypur dhe botuar në Shqipëri daton në vitin 1899 në Shkodër , 18 vite pas hapjes së shkollës së parë shqipe.

 

 

Kjo ekspozitë e veçantë përkon me hapjen e shkollave, për t’i dhënë mundësinë të rinjve të njihen nga afër me versionet e ndryshme te abetareve shqipe.

 

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Muzeun Kombëtar për gati dy javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *