Subscribe

6 vajza me profesione të ndryshme kanë zgjedhur që përmes pikturës të sensibilizojnë me anë të ekspozitës “Hero” të gjitha gratë dhe vajzat në  8 mars.

 

35 punimet mbartin nga një histori personale, ku gruaja shfaqet në të gjitha dimensionet e saj dhe sjell një mesazh.

 

 

JONA DAVIDI

KURATORE

“Unë si kuratore mund të them që japin dhe transmetojnë mesazhe pozitive me vepra të ndryshme artistike të cilat vijnë me individualitetin e vet, me piktura të ndryshme, kompozime forma por që në thelb është figura e gruas. Mesazhe dinamike, mesazhe pozitive në një ditë si kjo sot, dhe duhet të kujtojmë që 8 mars duhet të kemi çdo ditë dhe jo vetëm sot.”

 

Kela Bregu përmes veprave të saj kërkon që  të njohë çdokënd me realitetin e jetës së vajzave gjatë 365 ditëve të vitit.

 

 

KELA BREGU

AKTIVISTE

 

“Është një ekspozitë që synon të sjellë mendimet dhe ndjenjat përmes pikturës. Pra të sjellë një gjë ndryshe që mund të vizitohet nga cdokush për të kuptuar realitetin enjë gruaje gjatë gjithë vitit.”

 

Vlerësimi i gruas dhe rëndësia e saj në jetën e gjithsecilit vjen ndryshe edhe në sytë e Doriana Merkajt.

 

DORIANA MERKAJ

AKTIVITE

 

“Unë gjithmonë mundohem të tregoj atë pjesën hyjnore të femrës në pikturat e mia. E mendoj atë si matriksën e jetës, sepse ajo është krijuesja e jetës dhe mundohem që përmes figurave të paqta femërore të shpreh rëndësinë vendin dhe respektin që i takon.”

 

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të gjithë publikun e kryeqytetit deri në mbrëmje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *