Subscribe

Heronjtë e parë të fëmijëve, legjendat dhe karakteret e ekranizuara nga Hollivudi, së pari morën jetë në letër, në revista ku botoheshin histori me anë të figurave e karikaturave.

 

Kjo gjini e artit figurativ, e njohur në botë edhe si Strip Art nuk është e njohur për publikun shqiptar, por disa të rinj janë bërë bashkë për të hapur ekspozitën e parë me novela grafike.

 

Edhe pse kjo është ekspozita e parë e këtij lloji në Shqipëri, këta të rinj  artistë pjesëmarrës konkurronin me njëri-tjetri tre vite më parë në Ministrinë e Kulturës, për botimin e novelës më të mirë. Sot, më të mirët e tre viteve konkurse ekspozohen për publikun.

 

Ata kërkojnë vëmendje, kërkojnë së pari të tërheqin publikun, në mënyrë që ky pasion të shpërblehet. Kërkojnë që më së paku kur të botohen, nëse do t’i mbështesë ndokush, të kenë lexues.

 

Strip Art Al e pret publikun në Qendër Rinore të Tiranës, me një ekspozitë që të rinjtë premtojnë ta kthejnë në traditë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *