E hënë, 9 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Ekspozitë me librat shekullorë në qytetin e Korçës

Një ekspozitë me libra të vjetër rreth 130-vjeçar është hapur në ambientet e Muzeut Kombëtar të Arsimit në qytetin e Korçës.

 

Në ditën e Trashëgimisë Kulturore mes botimeve  të vjetra qe dëshmojnë përpjekjet e patriotëve për përhapjen dhe mësimin e Gjuhës Shqipe, janë ekspozuar për herë të parë edhe dy libra të Kostandin Kristoforidhit. Botimet e hershme janë pjesë e fondit të bibliotekës së qytetit

 

Reklamë

Në kuadrin e Ditës të Trashëgimisë Kulturore në ambientet e këtij Muzeu është çelur edhe një ekspozitë me piktura të realizuara nga nxënës të shkollave. Në punimet e tyre ata sjellin elementë të trashëgimisë kulturore të qytetit juglindor.

 

Më shumë video

Reklamë