Subscribe

Ne një kohe kur feja dhe politikat ekstreme janë kryefjala e shumë zhvillimeve e tragjedive në botë, edhe arti nuk ngelet pas. Ka ndodhur kështu edhe në galerinë e Universitetit të Arteve, ku nga pasditja e kësaj të hëne ekspozohen veprat më të mira të studentëve të kësaj akademie.

 

Gjithçka nisi tre muaj më parë kur OSBE ftoi studentët në një konkurs të artit vizual. Dy temat që u përzgjodhën ishin Radikalizmi fetar dhe Marrëdhënia me të shkuarën komuniste. Edhe pse studentët janë frymëzuar nga faktorë të jashtëm, pasi nuk kanë jetuar as radikalizmin fetar e as komunizmin, veprat që duken mjaft origjinale.

 

Studentët kanë sjellë sprova të ndryshme të artit vizual, çka për jurinë që e këtij konkursi ishte e vështirë të dilnin këtë mesditë me emrat e fitueseve. Pritet që veprat më të mira të lakohen në ora 19.00 kur edhe kjo ekspozitë do të jetë e hapur.

 

Galeria FAB do t’i ekspozojë këto punime gjatë gjithë javës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *