E premte, 6 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ekspozita “Nëntor 19”

Ishte nëntori i vitit 1997, kur një grup artistësh me telajot e tyre vendosën të krijonin një traditë, për të përcjellë imazhin e Shqipërisë çdo nëntor, nisur nga ai vit i trishtë. Sot, ekspozita e quajtur “Nëntori” asokohe, vjen në edicionin e 19-të, shumë ndryshe nga tablotë e dhunës dhe rrëmujës së Nëntorit të parë. Megjithatë, thirrja artistike për paqe nuk mungon. Nuk mungon as thirrja për më shumë rregull në ndërtim, për mungesat në sistemin shëndetësor, për mungesën e interesit ndaj asaj çka është shqiptare. Tabloja edhe pse e qetë e Bashkim Dervishit rrëfen se shqiptarët ashtu sikurse ai po e braktisin Shqipërinë edhe kur bëhet fjalë për turizëm. Një pëllumb përballë terrorizmit është vetëm një ndër tablotë e ekspozitës që emrat e artistëve të rinj i bën bashkë me Vilson Kilicën, Sali Shijakun, Ksenofon Dilon apo Gazmend Lekës, që disa prej tyre i ka studentë. Ekspozita “Nëntor 19” do të qëndrojë e hapur në galerinë e Universitetit të Arteve deri më 15 nëntor.

Më shumë video

Reklamë