Subscribe

Tonet e qeta, linjat elegante te përcjella përmes temave lirike, por edhe në portrete, vijnë në ekspozitën me 100 punime të artistit Llambi Blido. Piktori, skulptori, por edhe kritiku i artit, Blido rikthehet ne Tirane pas me shume se 30 vitesh, ndërsa gjate kësaj kohe ka ekspozuar jashtë Shqipërisë. Edhe pse tashmë ka humbur shikimin, ai mbetet një artist që dëshiron të punojë. Sigurisht, jo më me portretet, por me një lloj tjetër arti, të cilin mund ta lëvrojë edhe me ndihmën e miqve. Edhe pse nuk mund ta shohë qartë ekspozitën e tij, artisti është i emocionuar sepse bashkë bëhen veprat më të mira, ato që i kanë rezistuar kohës që nga vitet 1960, dhe te fundit të fundit përpara se të humbte shikimin. Ekspozita që merr jetë sot në Galerinë Kombëtare të Arteve do të jete e hapur deri më 13 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *