Subscribe

Eksportet shqiptare kanë pësuar goditjen më të madhe të këtyre viteve të fundit, duke shënuar një rënie të ndjeshme gjatë muajit mars, kohë kur nisi izolimi nga pandemia.

Duke ju referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave , eksportet arritën vlerën 18 mld lekë, me një rënië36 % krahasuar me marsin e 2019. Rënien më të madhe e ka shënuar sektori fason, konkretisht me grupi tekstile dhe këpucë e pasuar nga materialet e ndërtimi si dhe mineralet. Ndërsa grupi i vetëm që ka shënuar rritje të lehtë është ai i produkte kimike dhe plastike. Efektet negative të pandemisë janë ndjerë edhe tek importet. 

Duke ju referuar të dhënave nga INSTAT, importet gjatë muajit mars, arritën në 42 mld lekë, me një rënie 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënie ka patur edhe në raport me  një muaj më parë.

Përveç rritjes së importeve ushqimore, të gjitha grupet  tjera kanë shënuar tendencë rënëse, siç janë  makineri e pajisje këmbimi, materiale ndërtimi, tekstile dhe këpucë.

Instat raporton se Italia, Greqia dhe Kosova janë shtete më të cilat është vërejtur rënë e fortë tregtie, si në import edhe në eksport, duke reflektuar efekte e pandemisë. Bashkimi Europin vijon të mbetet zona më të cilën Shqipëria ka marrëdhënie më të mëdha tregtare me mbi 60 % të volumit.

Situata duket se do të jetë edhe më pesimiste gjatë muajit prill, teksa partnerët tanë tregtarë vijojnë të jenë nënë masa të forta izoluese. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *