Subscribe

Kriza e Pandemisë së Covid-19, sipas drejtuesve të ministrisë se bujqësisë, nuk i ka prekur eksportet.

Krahasuar me eksportet e prillit të një viti më parë, 14% më shumë prodhime vendase gjenden në tregun Europian.

Një tjetër e dhënë domethënëse për ecurinë e këtij sektori është raporti mes parave publike që investohen në bujqësi dhe kthimit mbrapsht të tyre në ekonomi.

BLEDI CUCI

“Sot kemi një tregues shumë të mirë përsa i përket parave publike që hidhen në sektorin e bujqësisë, duke pasur një kthim mbrapsht gati pesëfish. Pra, nga një para publike që hidhet në sektor, merren 5 mbrapsht në ekonomi. Ky është një raport shumë i mirë që na bën neve entuziast

Shqipëria ka rreth 1700 hektarë serra dhe tunele plastike për prodhimin e produkteve bujqësore. Fermerët që do të aplikojnë, do t’iu rimbursohet TVSH-ja e plastmasit.

Po kështu për të rritur më tej vlerën e produkteve bujqësore në tregjet europiane, ofrohet mbështetje që fermat tona të marrin edhe certifikimin Global G.A.P.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *