E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Eksport mishi me Ukrainën

Pas afro 27 vite demokraci, vetëm tani, Shqipëria ka të drejtë të eksportojë mish dhe nënprodukte të qumështit. Bizneset vendase kanë arritur të bindin autoritet Ukrainase, që të pranojnë produktet shqiptare, duke garantuar për sigurinë e tyre.

 

Shqipëria është e bllokuar për të eksportuar produktet e gjësë së gjallë në tregun evropian, pasi autoritet nuk kanë besim tek shërbimet tona veterinare, por edhe tek analizat laboratorike. Ky fakt e ka penalizuar Shqipërinë prej vitesh, por nisja e eksportit me Ukrainën, mund të shënojë një fillim edhe me vendet evropiane.

 

Reklamë

Mungesa e besimit tek autoritet tona shtetërore është njëra anë e medaljes. Tjetër shqetësim ne zhvillimin e tregtisë mbeten tarifat doganore. Sipas të dhënave, produktet nga Ukraina eksportohen ne Greqi apo Mal te Zi, pasi nuk aplikojnë tarifa doganore, e me pas vijnë ne Shqipëri.

 

Më shumë video

Reklamë