E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Eksplozivë ekuivalentë me 1,100 kilogramë TNT”, ukrainasit godasin urën e Krimesë, dëme të mëdha (VIDEO)

Shërbimet e inteligjencës ukrainase njoftuan të martën pasdite se kishin goditur urën që lidh Rusinë me Krimenë për herë të tretë që nga fillimi i luftës.

Ukrainasit  publikuan një video që tregonte një shpërthim nënujor në njërën nga shtyllat kryesore të urës.

Reklamë

Trafiku në urë është pezulluar përgjatë gjithë gjatësisë së saj, ndërsa forcat ruse janë në gatishmëri.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) njoftoi se në këtë operacion u përdorën eksplozivë me një fuqi ekuivalente me 1,100 kilogramë TNT.

Operacioni ishte përgatitur prej muajsh dhe shkaktoi “dëme të konsiderueshme strukturore”, sipas vlerësimeve paraprake./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë