E enjte, 17 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Eksploziv në makinën e një qytetari

Ilustrim · Vizion Plus

Një automjeti në zonën e Xhamllikut i është vënë eksploziv mesditën e kësaj të hëne. Ngjarja ndodhi në rrugën “Sitki Çiço” pranë shkollës “Niket Dardani”. Dyshimet për eksploziv u ngritën nga vetë drejtuesi i automjetit, Ariel Rrapi, i cili pasi kishte konstatuar një xham te thyer ka pikasur edhe disa qese brenda mjetit te tij, tip mercedes-benz. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat xheniere, të cilat çaktivizuan pakon me lenden e dyshuar si eksploziv, e vendosur poshtë sediljes së shoferit. Eksplozivi ishte me peshë 400 gram dhe ishte e lidhur me një bateri 12 volt, ndërsa lënda plasëse u dërgua në laborator për ekzaminime të mëtejshme.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh