Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 May 2026
Vizion fokus

Do të udhëheqë demokratët për 4 vitet e ardhme,...

U rikonfirmua në krye të partisë, Sali Berisha: Mirënjohje...

I vetëm në garë, Sali Berisha rikonfirmohet në krye...

Trump thotë se Irani po i afrohet shumë marrëveshjes...

Zgjedhjet brenda PD-së, vijon procesi i numërimit! Rezultatet në...

Demokratët votojnë për Berishën, PD i konsideron zgjedhjet referendum,...

U përjashtua nga gara, Salianji reagon për zgjedhjet në...

Vokshi: Deri në orën 15:00 kanë votuar 28,379 demokratë

Ikja e aktorit Birçe Hasko, Presidenti Begaj: Bota e...

Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën...

Eksploziv makinës së prokurorit, KLP: Sulm i shënjestruar, atentat terrorist

21 Dhjetor 15:26

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dënuar aktin e kryer ndaj prokurorit Albert Kuliçit, makinës së të cilit i është vendosur eksploziv.

 

KLP përmes një deklarate për mediat është shprehur se çdo sulm kundër prokurorëve si një atentat terrorist ndaj sistemit të drejtësisë penale, rendit tonë juridik, vlerave tona shoqërore dhe mënyrës tonë të jetesës.

 

Gjithashtu në reagimin e tij këshilli bën me dije se në ushtrim të përgjegjësive kushtetuese merr në mbrojtje të posaçme Kuliçin dhe familjen e tij.

 

” Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi mësoi me indinjatë të thellë për aktin kriminal që ka ndodhur sot, në orët e para të mëngjesit, kundër pronës të prokurorit Albert Kuliçi, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, u mblodh në një mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar reagimin ndaj ngjarjes. Pa dashur të paragjykojmë përfundimet e hetimit, të cilat i presim me padurim, ajo që ka ndodhur sot në Vlorë duket si një sulm i shënjestruar ndaj prokurorit për shkak të funksionit të tij. Si i tillë, ky sulm përbën një akt të papranueshëm që synon të intimidojë prokurorin dhe të cenojë mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në luftën kundër krimit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë e konsideron çdo sulm kundër prokurorëve si një atentat terrorist ndaj sistemit të drejtësisë penale, rendit tonë juridik, vlerave tona shoqërore dhe mënyrës tonë të jetesës. Për këtë arsye ne e konsiderojmë mbrojtjen e prokurorëve të Republikës si detyrën nr. 1 të Këshillit. Në ushtrim të përgjegjësive tona kushtetuese për mbrojtjen e prokurorëve, në zbatim të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“, Këshilli do t’i sigurojë prokurorit Kuliçi dhe familjes së tij mbrojtje të posaçme.

Gjithashtu, Këshilli iu bën thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese të hetojnë me këmbëngulje dhe përparësi absolute ngjarjen e sotme për të arritur në zbardhjen e saj të plotë dhe të shpejtë. Kjo është mënyra më e mirë për t’i dhënë përgjigjen e duhur krimit dhe për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen. Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ndjekë me interes punën e grupit posaçëm hetimor deri në zbardhjen përfundimtare të ngjarjes dhe do të mbetet në gatishmëri për kryerjen e detyrave që ia ngarkon ligji. Këshilli i Lartë i Prokurorisë inkurajon Z. Kuliçi dhe të gjithë trupën e prokurorëve të vazhdojnë luftën pa kompromis kundër krimit.”

Posted Under:
Vendi
Tagged:
KLP Prokuror sulm Vlore

Nga e njëjta kategori

Do të udhëheqë demokratët për 4 vitet e ardhme, Berisha mesazh Ramës nga selia blu: Fundin e ke të shpejtë

më shumë...

U rikonfirmua në krye të partisë, Sali Berisha: Mirënjohje për të gjithë demokratët që më votëbesuan

më shumë...

I vetëm në garë, Sali Berisha rikonfirmohet në krye të PD-së, 37 mijë vota pro

më shumë...

Zgjedhjet brenda PD-së, vijon procesi i numërimit! Rezultatet në Korçë, Elbasan, Gjirokastër dhe Lezhë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:36

Dy ushqime të përditshme që mund të...

10:12

Do të udhëheqë demokratët për 4 vitet...

9:57

U rikonfirmua në krye të partisë, Sali...

9:48

I vetëm në garë, Sali Berisha rikonfirmohet...

9:42

Trump thotë se Irani po i afrohet...

9:04

Zgjedhjet brenda PD-së, vijon procesi i numërimit!...

8:15

Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë...

7:40

Demokratët votojnë për Berishën, PD i konsideron...

7:27

U përjashtua nga gara, Salianji reagon për...

7:00

U përplas me efektivët grekë, arsenali që...

6:13

Kontrolle në burgun e Fierit, zbulohen drogë,...

6:07

Durrësi hap sezonin turistik, operatorët presin rritjen...

5:54

Kreu i SPAK në Itali: Lufta kundër...

5:25

Zjarri dëmton fidrin në Shëngjin, një pjesë...

5:06

Vokshi: Deri në orën 15:00 kanë votuar...

4:34

Ikja e aktorit Birçe Hasko, Presidenti Begaj:...

4:15

Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore...

4:10

Kontroll “blic” në burgun e Peqinit, kapen...

3:48

Tërmet në Elbasan, lëkundjet e forta shkaktojnë...

3:03

Rritet kërkesa për punëtorë të huaj, interesi...

Më të klikuarat

  • Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur
  • Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i ri i Dhomës së...
  • Tërmet në Elbasan, lëkundjet e forta shkaktojnë panik te ban...
  • I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura...
  • Në nominim kokë më kokë, kush u largua nga Ferma Vip mes Hen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.