E martë, 6 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Eksploziv biznesmenit në Kamëz, dënohet me 25 vite burg Gjergj Cukali

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka dënuar me 25 vite burg Gjergj Cukalin, për ngjarjen e shpërthimit me eksploziv ndaj biznesmenit Gjon Mena në Kamëz.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se Cukali u kërkua të dënohet 25 vjet burgim; për vrasje në tentative të Artjan Bylyku, mbajtje arme e fishekë pa leje, shkatërrim prone me eksploziv në formën e Grupit të Strukturuar kriminal.

Reklamë

Ndërkohë është kërkaur 8 vite burg për Enver Jamakun Cukali u kërkua të dënohet 25 vjet burgim; për vrasje në tentative të Artjan Bylyku, mbajtje arme e fishekë pa leje, shkatërrim prone me eksploziv në formën e Grupit të Strukturuar kriminal.

Njoftimi:

Vrasje në tentativë e Gjon Menës, shkatërrim prone me eksploziv, mbajtje arme e Grup i Strukturuar – Gjergj Cukali u kërkua të dënohet 25 vjet burgim; për vrasje në tentative të Artjan Bylyku, mbajtje arme e fishekë pa leje, shkatërrim prone me eksploziv në formën e Grupit të Strukturuar kriminal.

I penduari i drejtësisë Enver Jamaku dënohet me 8 vite burg për futje sendesh në banesën e Edmond Saracit, kanosjes së avokatit Paulin Paplekaj dhe gjetjen të magazinuara të armëve luftarake në ambientet e Sokol Xhurës, si bashkëpunetor i të parëve në grup të strukturuar kriminal. Flor Abazi u dënua me 22 vjet, Blendi Deda 22 vjet, dhe Paris Prenga 21 vjet.

Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën për dosjen ndërsa çështja i kaloi për hetime, SPAK. Vëllezërit Jamaku, me statusin e dëshmitarit të drejtësisë kanë thënë se Cukali u ka premtuar dhënien e 30 mijë eurove, në këmbim që ai të vendoste tritolin në mjetin e biznesmenit Mena.

Vazhdo të lexosh

Reklamë