Subscribe

Siç e do forca e zakonit, festat e fundivit sjellin edhe rritjen më të madhe të çmimit të shportës, kjo si pasojë e rritjes së kërkesës.

Pikërisht për këtë është diskutuar mëngjesin e sotëm në “7pa5” me eksperten e ekonomisë, Eriola Hoxha.

Nga nëntori inflacioni ka pësuar rritje me 3.9%ku ushqimet shënojnë rritjen më të madhe.

Por ajo që është shqetësuese sipas Eriolës është se zbutja e efekteve gjeopolitike ka sjellë normalizimin e çmimeve në Europë, gjë kjo që nuk po reflektohet në vendin tonë.

“Zbultja e efekteve gjeopolitike nuk u reflektua ne vendin tonë. Në vendet e Europës dhe Ballaknit Perëndimor çmimet janë stabilizuar, ndryshe nga vendi jonë”, shprehet Eriola.

Përsa i përket produkteve që kanë pësuar më shumë rritje në çmim, ekspertja e ekonomisë tregonë se janë fruatat, permiet dhe pijet alkolike. Ndërkohë që nuk ka asnjë sektor të shportës që nuk ka pësuar rritje çmimi.

“Produktet e shportës krahasuar me vitin e mëparshem, produktet për festat e fundivtit rriten si pasojë e rritjes së kërkesave te konsumatorit. Por këtë dhjetor çmimet janë disa fish më të larta edhe per faktorin e krizës, por kjo rritje ka sjellë rënien e konsumit pasi qytetaret nuk kanë fuqi paguese.”, thotë Eriola Hoxha./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *