Ekspertja për zgjerim në Planin gjerman të Marshallit, Rose Balfour, paralajmëron se të gjitha forcat në Maqedoni, veçanërisht gazetarët, duhet të përpiqen për t’u përballur me përzierjen e mundshme ruse në fushatën e referendumit.

 

Gjatë një interviste të dhënë për MIA, Balfour sqaron se ashtu si në fushatat e tjera zgjedhore, Rusia me siguri do të tentojë të përzihet përmes zgjerimit të dezinformimeve dhe lajmeve të rreme.

 

“Gazetaria duhet të punojë fuqishëm në kontrollin e fakteve, prezantimin e argumenteve alternative, sigurimin e analizave lehtë të kuptueshme për lexuesit, të jenë kredibile, të kenë burim, me rëndësi është të ketë mobilizim në të gjitha kategoritë të cilat merren me informimin dhe ndikimin ndaj mendimit publik. Kjo ndodh çdokund,jo vetëm në Maqedoni, por kuptohet Maqedonia punon mbi themele më të brishta nga demokracitë e konsoliduara. Por këtë e pamë edhe në Britaninë Madhe me fushatën për BREXIT. Përzierja ishte e madhe dhe duhet të gjithë sektorët e shoqërisë të mobilizohen. Kjo nuk është diçka që mund të zgjidhet përmes pasivitetit”.

 

Sipas saj marrëveshja me Greqinë, është kthesë historike për Maqedoninë dhe për Greqinë, e cila do të japë shembull për kontestet e tjera në rajon. Ndër të tjera ajo theksoi se do të jetë mirë që fushatën për referendumin ta përkrahin liderët evropianë në nivel më të lartë dhe ta kthejnë fokusin e rajonit, i cili një kohë të gjatë ishte lënë pas dore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *