Subscribe

Pas bashkimit të dosjeve në një të vetme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, akuza pritet të dërgojë audio përgjimin për ekspertizë teknike në një laborator të specializuar jashtë vendit.

 

Mësohet se dy prokuroritë kanë bërë regjistrime audio të  personave si Agron Xhafajt ashtu dhe Albert Veliut ndërsa materialet do ti dërgohen laboratorit të specializuar.

 

Një ditë më parë, kallëzimi i bërë nga Agron Xhafaj ndaj zyrtarëve të Partisë Demokratike që bënë publik audio përgjimin i kaloi Prokurorisë për Krimet e Rënda. Dosja u delegua nga Prokuroria e Tiranës pasi personat e përfshirë në hetim ishin të njëjtët.

Nga ana tjetër prokuroria e krimeve të rënda pas publikimit të audio përgjimit regjistroi procedimin penal kryesisht për trafik droge. Pas sekuestrimit të materialit audio në selinë e partisë demokratike  oficerët pyetën për më shumë se 6 orë Albert Veliun ose të njohur ndryshe si “dëshmitari X”.

 

Gjatë marrjes në pyetje ai i qëndroi të gjitha deklaratave të tij duke konfirmuar se personi që ai flet është vëllai I ministrit të brendshëm. Nga ana tjetër hetuesit pritet të verifikojnë dhe mënyrën se si është bërë përgjimi kjo pasi deklaratat e bëra nga dëshmitari dhe gazetari që ka marrë përsipër intervistimin e tij, janë kontradiktore.

Përpara hetuesve ashtu si dhe në dëshminë e publikuar nga partia demokratike Veliu ka thënë se nuk ka qenë në dijeni të përgjimit.

 

Prokuroria ka kërkua dhe marrjen në pyetje të deputetëve të partisë demokratike të cilët bënë publik audio përgjimin ndërsa deklarimet e tyre pritet të zhvillohen të hënën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *