E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:20 Në vijim ora 04:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 orë më parë
Kronikë

Ekspertiza për djegien e fabrikës “Everest”

Shkak për djegien e fabrikës së riciklimit “everest” një muaj më parë në zonën Mëzezit në Tiranë, është bërë një shkëndijë elektrike. Në këtë përfundim kanë dalë ekspertët e zjarrfikëseve, ata të kompanisë por edhe disa ekspertë të huaj nga Austria, të cilët erdhën në Shqipëri dhe morën pjesë në hetimet intensive. Në këtë mënyrë ekspertiza hedh poshtë dyshimet e para për një zjarrvënie të qëllimshme. Fabrika rezultonte e siguruar, por më herët, ajo ishte gjobitur për mos respektim të kushteve dhe sigurisë së mbrojtjes nga zjarri.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë