Ekspertiza mjeko-ligjore ka dorëzuar aktin e vdekjes së Admir Murataj në Prokurori.

 

Murataj, sipas ekspertizës, është vrarë me një plumb në kokë. Në ekspertizë thuhet se gjurmët e gishtave të viktimës tek ura e Tapizës korrespondojnë me ato të Admir Muratajt.

 

Të enjten Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu për në datë 14 maj seancën gjyqësore për shkak të mungesës së aktit të vdekjes.

 

Gjatë seancës gjyqësore, prokurori eneid Nakuçi tha se mjekesia ligjore ka verifikuar se nga shenjat e gishtave rezulton se viktima eshtë Admir Murataj, por nuk kane ende ne dosje akt-ekspertizen e zbardhur.

 

Po ashtu, sipas prokurorit edhe gjendja civile në Tropoje nuk kishte bërë ende çregjistrimin e tij.

 

Nisur nga keto fakte, gjykata urdhëroi edhe një herë komisariatin e Vorës për të bërë kërkimet për Admir Muratajn pasi nuk ishte e bindur për vdekjen e tij vetëm duke u bazuar tek shenjat e gishtërinjve.

 

Nga ana tjetër, vajza e Muratajt, nëpërmjet avokatit të saj dorëzoi në prokurorinë e Krimeve të Rënda kërkesën që pjesë e hetimeve të merret edhe patrulla e FNSH-së që ishte e pranishme gjatë shkëmbimit të zjarrit, me pretendimin se i ati mund të jetë vrarë qëllimisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *