E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ekspertiza balistike për Artan Cukun  

 

Laboratori Shkencor përfundoi ekspertizën balistike për vrasjen e ish-kreut të policisë së Vlorës Artan Cuku. Në bazë të saj hetuesit kanë dalë në konkluzionin se në atentatin ku mbeti i vrarë 42-vjeçari, nuk ka patur qitje në krah të kundërt. Kjo do të thotë se ndryshe nga çfarë u  aludua fillimisht, i ndjeri nuk ka qenë i armatosur dhe të dyja armët e përdorura në krim, i përkasin autorit ose autorëve. Ndërkohe hetuesit janë në pritje dhe të elementëve të tjerë plotësues, të cilët mund të tregojnë më shumë mbi dinamikën e ngjarjes. Dosja e vrasjes së ish-drejtorit të policisë së Vlorës ka kaluar te Krimet e Rënda, ndërsa po hetohen disa pista, si ajo e hakmarrjes për shkak të detyrës, por edhe konkurrencës në biznesin privat që drejtonte në Bulqizë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë