Eksperti suedez për COVID-19, Ander Tegnell këshillon që të askush të mos përdorë maska sepse ato janë shumë të rrezikshme. Ai deklaroi se Suedia nuk do ta bëjë asnjëherë të detyrueshme veshjen e maskave.
Eksperti është skeptik se maska e fytyrës do të kontrollojë përhapjen e virsuti sepse kështu të jepet përshtypja se je i sigurt edhe kur ndodhesh në një vend të populluar apo në transport publik.
Ndryshe nga pjesa më e madhe e Evropës, Sudia ishte kundër izolimit në mars dhe Tegnell tha se infeksionet po rriten në vend njësoj siç po ndodh në Belgjikë dhe Spanjë, ku maska është e detyrueshme.
“Është shumë e rrezikshme të besosh se maska do të ndryshojë lojën kur vjen puna tek COVID-19. Maska mund të jetë e mirë kur gjërat janë të përmirësuara. Por të nisësh me një maskë dhe më pas të mendosh se në ambiente të populluara je i sigurt, kjo është e gabuar.”