Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Policisë së Shtetit i shtohen 389 të rinj e...

Koçiu: Shqipëria Sociale, fokusi kryesor i qeverisë nis me...

Vizita e shefit të CIA-s në Moskë ngre pyetje...

Alarm në aeroportin e Frankfurtit, 6 punonjës infektohen me...

Grabiten disa orë luksoze me vlerë 1.2 milionë dollarë...

Pesë shqiptarë u riatdhesuan nga kampet e Sirisë, Rama:...

Pas takimeve në Pogradec, Rama mbledh të premten drejtuesit...

Goditje e fortë ndaj emigracionit, Trump pezullon aplikimet për...

Trump shtrëngon emigracionin, SHBA planifikon revokim masiv të vizave...

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s...

Eksperti rrugor: Semaforët i vendosin ata që kanë mbaruar për letërsi

22 Korrik 22:57

Mungesa e profesionalizmit, keqmenaxhimi dhe injorimi i standardeve teknike po kthejnë qarkullimin rrugor në kryeqytet në një burim stresi dhe rreziku.

Eksperti i qarkullimit Rrugor, Fadil Likaj, ngriti alarmin në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus për mënyrën skandaloze se si vendosen semaforët dhe sinjalistika në rrugët urbane dhe interurbane të Shqipërisë.

Ai tha se semaforët vendosen pa asnjë studim të fizibilitetit, shpesh nga persona që nuk kanë lidhje me inxhinierinë e trafikut.

Sipas tij, problematika ka degraduar deri aty sa vendimmarrës për sinjalizimin rrugor janë njerëz që kanë mbaruar për letërsi, jo profesionistë.

Likaj: Pjesa e sinjalizimit apo semaforëve në zonat urbane në Tiranë është një problematikë shumë e madhe, sepse semaforët janë vendosur nga enti pronar dhe i ka lënë ashtu. Sot e kësaj dite ata semaforë pulsojnë dhe sinkronizojnë në të njëjtën formë. Mirëpo, nuk mundet që të vendosësh një semafor dhe ta vendosësh në mënyrë të fiksuar pwr shembull që përdoruesit e mjeteve do të kenë 60 sekonda me përparësi, 4 sekonda në portokalli dhe 60 sekonda në të kuqe. Kjo nuk duhet të ekzistojë, sepse fluksi i trafikut nuk është i njëjtë gjatë gjithë ditës.

Fluksi i trafikut ndryshon dhe, nëse këta semaforë nuk do të sinkronizojnë në raport me fluksin e mjeteve që qarkullojnë në zonat urbane, kjo do të rrisë trafikun, do të rrisë nivelin e stresit qoftë te këmbësorët, por qoftë edhe te drejtuesit e mjeteve. Ky është një hall më vete i entit pronar. Shumë semaforë vendosen pa një vendim, ndoshta, të ekspertëve autoteknikë, sepse bota e ka rregulluar këtë punë. Ka një degë të inxhinierisë që quhet inxhinieria e trafikut, dhe këtu në Shqipëri, atë punë e bëjnë inxhinierë mekanikë të profilizuar për transport. Këtu, semaforin e vendos një përgjegjës që ka mbaruar për letërsi, i cili vendos edhe se ku do të hapet dhe ku do të mbyllet semafori.

Kështu që, duhet bërë studimi i fizibilitetit. Studimi i fizibilitetit do të studiojë sa këmbësorë ose sa banorë ka kjo zonë, sa mjete, automjete, sa patina elektrike, sa motomjete. Ky quhet studim i mirëfilltë i trafikut në zonat urbane, por edhe në rrugët interurbane. Ne kemi shumë rrugë interurbane këtu aktualisht, të cilat nuk kanë bërë akoma ose nuk kanë mirëmbajtur sinjalizimin horizontal. Për pasojë, shumë përdorues mjetesh, automjetesh, motomjetesh, të huaj apo turistë, nuk pozicionohen dot në karrexhatë sepse nuk e dinë ku është kufizimi i rrugës. Edhe kjo është për të ardhur keq. Bëj thirrje enteve pronare, zakonisht bashkive, që të vendosin sinjalizim.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Aksidentet Quo Vadis Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Vera 2026 e gjen Concord Group lider absolut në turizmin rajonal

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e enjte, sa do të shënojë termometri

më shumë...

Nis regjistrimi në universitete, shtatë faza në raundin e parë. Të rinjtë duhet të ndjekin portalin U-Albania

më shumë...

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Qarkun e Dibrës, flakët e favorizuara nga era po u afrohen zonave të banuara

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:26

Policisë së Shtetit i shtohen 389 të...

4:20

Koçiu: Shqipëria Sociale, fokusi kryesor i qeverisë...

4:16

Vera 2026 e gjen Concord Group lider...

4:11

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

3:49

Nis regjistrimi në universitete, shtatë faza në...

3:30

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Qarkun e...

3:04

Strehimi për mjekët dhe infermierët, ministria ofron...

2:45

Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari...

2:13

Tragjedi në Montana/ 44-vjeçari vret tetë familjarë,...

1:42

Kërcënoi bashkëshorten me pistoletë, gjykata jep masën...

1:38

E rëndë në Prizren, vritet 81-vjeçarja, autori...

12:48

Kishte kultivuar 215 bimë narkotike, arrestohet në...

12:25

AAK padit 17 vendime të qeverisë, opozita...

12:24

Me pistoletë të mbështjellë me letër kuzhinë...

12:19

Zjarr gjatë mesnatës në Malësinë e Madhe,...

12:02

Qëlloi me armë ndaj të riut në...

11:51

Vizita e shefit të CIA-s në Moskë...

11:24

Alarm në aeroportin e Frankfurtit, 6 punonjës...

11:01

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis...

10:51

Grabiten disa orë luksoze me vlerë 1.2...

Më të klikuarat

  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thi...
  • Tragjedi në Montana/ 44-vjeçari vret tetë familjarë, mes tyr...
  • Hapet thirrja për 300 kredi me 0% interes për punonjësit e a...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.