E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Eksperti i turizmit: Infrastruktura në Shqipëri lë për të dëshiruar

Turzimi është tema e cila po trajtohet sonte në studion e emisionit “Quo Vadis” me moderatore Pranvera Borakaj.

Lidhur me këtë çështje foli Leonard Maçi, ekspert turizmi. Ai shprehu shqetësimin e tij për mungesën e infrastrukturës në turizëm, ndërsa tha se ende dhe sot nuk ka kontroll të mirëfilltë të tregut të turizmit. Saka ai rtha se Shqiopëria ndodhet në një fazë zhvillimi.

“Turizimi në Shqipëri është një fushë e re. Shqipëria tërheq vëmendjen e një rajoni, është pikënisja e një turizmi për 6 ekonomi, 6 vende të ballkanit. Ne kemi nevojën të zhvillojmë turizmin, por të heqim termin e të qenurit në hall, nuk jemi në turizëm të lirë ashtu sic trumbetohet. Nuk ka kontroll të mirëfilltë të tregut. Cilësia e infrastrukturës lë për të dëshiruar, në sezonin e turzmit në vendin tonë bëhen punimet. Nga nëntori deri në mars mund të zhvillohen punimet, nga marsi e tutje duhet të ketë një qetësi për turizmin”, tha eksperti i turizmit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë