Eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj ka folur për mbështetjen financiare që BE jep për Shqipërinë dhe për Ballkanin Perëndimor.

 

Në një intervistë për Quo Vadis, ai tha se nga mbështetja ekonomike, Shqipëria renditet e dyta, pas Serbisë.

 

Sipas Gjokutajt, kjo renditje vjen pasi Shqipëria ka patur mangësi në “burokraci” për projektet, teksa shton se grantet e dhëna nga unioni kanë qenë të pakta.

 

“Nga ana e mbështetjes ekonomike, Shqipëria mban vendin pas Serbisë për shkak se nuk është përgatitur dhe nuk është konsideruar e tillë që të ishte një shtet burrokrat, në aspektin e qepjes së projekteve, plotësimit të kritereve që janë sot problematikat më të mëdha. Edhe në mënyrën se si aplikohet, kërkon ekspertizë dhe bashkim elementësh dhe infrastrukturë për të orientuar fondet. Kanë ardhur shumë pak grande, rreth 350 milionë dhe në fund kërkojnë përfitime.

 

Infrastruktura rrugore ka probleme në zbvarritjen e projektit. Energjia ka përthithur fonde”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *