E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Ekspertët: Transmetueshmëria e variantit britanik, disa herë më e madhe

Një ditë më parë, autoritetet shëndetësore konfirmuan se varianti britanik tashmë qarkullon në vendin tone. Por ekspertët shprehen se ky lloj virusi mund të jetë shfaqur disa muaj më parë, çka është reflektuar edhe në shifrat e larta të të infektuarve këtë fillim viti, raporton Vizion Plus.

 

“Ne e dinimin që ishte. Nuk na intereson se çfarë ngjyre ka flamuri i variantit, por na intereson sa janë rastet. Sa nga këto raste janë në gjendje klinike më të rëndë. Ne mund të kuptojmë shumë nga mosha e atyre që sëmuren për të ditur sa mund të jenë nevojat spitalore. Çështja është sa për qind e rastve janë me këtë variant. Ka nevojë për një ndjekje dinamike”, u shpreh Alimehmeti.

 

Reklamë

Por, sipas Alimehmetit ka pikëpyetje të shumta se sa për qind e popullatës është prekur nga ky mutacion.

 

Epidemiologu shpjegon se i vetmi ndryshim nga virusi klasik është  se transmetueshmëria e tij është shumë më e shpejtë, ndërsa simptomat janë të njëjta.

 

 

Më shumë video

Reklamë