E diel, 20 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ekspertët shqiptarë, dyshues për zgjerimin e kufirit grek: Politika të bashkohet për detin

Në ndryshim nga politika që në të gjithë historinë e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë, për përcaktimin e kufirit detar, kanë prodhuar akuza dhe kundër akuza për falje të disa miljeve në Jon, te ekspertët ky ndryshim nuk është.

Për t’i dhënë zgjidhje një çështje e cila përbën interes kombëtar, ata kërkojnë që presidenti, qeveria dhe opozita ta kapërcejnë elementin politik.

Reklamë

Deklaratën e Athinës zyrtare për zgjerim të kufirit detar me 12 milje, si Agron Alibali, ekspert i të drejtës ndërkombëtare publike dhe Vladimir Beja dhe ish kryetari që udhëhoqi grupin negociatore në marrëveshjen e përcaktimit të kufirit ujor me Italinë e lexojnë me dyshime.

Nga ekspertët kërkohet transparencë, por pa dëmtuar mirëbesimin për aq kohë sa palët janë në negociata.

Në rastin e mosarritjes së një marrëveshje apo të  cënimit hapësirës ujore shqiptare, zgjidhja është drejtësi ndërkombëtare.

Nga vizita e pritshme e ministrit të jashtëm Grek, Nikos Dendias ne Tiranës, si Alibali, dhe Beja nuk presin asnjë zhvillim të ri.

Më shumë video

Reklamë