Subscribe

Dy koncesionet e rrugëve të miratuara nga qeveria, Milot-Balldren si dhe Orikum-Llogara janë investime qe nuk e justifikojnë koston prej mbi 330 milion euro që do të duhet të paguajnë shqiptarët.

 

Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa thotë se dy procedurat janë një problem serioz i përdorimit të taksave të shqiptarëve, në mënyrë jo transparente.

 

Çdo projekt i iniciuar nga tryeza në mënyrë të fshehtë dhe jo transparente, si dhe fakti që asnjë institucion publik nuk ka një qëndrim lidhur me kush e hartoi projektin, si ndryshuan kostot, pse një km do të kushtojë 15 mln euro janë një problem serioz i llogaridhënies së institucioneve publike ndaj taksapaguesve.-thotë Xhepa.

 

Nga ana tjetër, nuk ka një të dhëne të saktë lidhur me efektivitetin e këtyre investimeve, pasi nuk ka projekte alternative për të gjykuar mbi leverdishmërinë e tyre.

 

Ne sot nuk e dimë pse u zgjodh ky projekt për investim Milot-Balldren dhe fjala vjen pse nuk u përzgjodh zgjerimi i rrugës Fushë Krujë –Vorë në mënyrë që të lidhej me autostradën Durrës-Prishtinë. Pra alternativa për të gjykuar mbi leverdishmërinë e rrugës nuk ka.

 

Për Xhepën, ofertat e pakërkuara, pra ato që ofrohen nga vetë biznesi janë një problem serioz pasi rezultojnë më së shumti dhurata që qeveria i bën përfituesve të tyre, prapa të cilave qëndrojnë shpesh ryshfete milionëshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *