Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
05 June 2026
Vizion fokus

Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat...

“S’ka ende projekt për Zvërnecin”, Rama: Pas protestave janë...

Japoni/ Autoritetet në kërkim të ariut “inteligjent”, u arratis...

6. 5 mln euro kompensim fermerëve, Malaj: Është rritur...

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën...

Hetohet vrasja e policit në aksion, gjenden armë dhe...

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, kryeministri Rama takon homologun...

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor...

Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, GJKKO nuk lejon transmetimin...

Meta dhe Kryemadhi në GJKKO, nis gjyqi në themel...

Ekspertët në SHBA paralajmërojnë për variantet e reja të Covid-19

20 Janar 00:00

Ndërsa pandemia e koronavirusit hyn në vitin e katërt, Shtetet e Bashkuara po përballen me një variant të ri të COVID-19, të quajtur XBB.1.5. Ndërkohë, Kina po raporton një rritje të rasteve pas vendimit për të hequr dorë nga politika e saj e eliminimit të koronavirusit, e ashtuquajtura “zero-COVID”.

Kanë kaluar tre vjet që kur koronavirusi u shfaq në Wuhan të Kinës dhe u përhap në të gjithë globin. Më vonë u shfaqën variante të reja të Covid-19.

 

Pavarësisht nga imuniteti i mirë i popullatës dhe niveli i lartë i vaksinimit në Shtetet e Bashkuara, varianti shumë ngjitës XBB.1.5 ka rritur vigjilencën mes studiuesve mjekësorë.

 

“Varianti XBB. 1.5 është pjesë e familjes më të gjërë të Omicronit, por ai po përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara. Ai tani është shkaktar i 40 për qind të infeksioneve me Covid-19 në vend”, thotë Dr. David Dowdy, epidemiolog i Universitetit Johns Hopkins.

 

Amerikanët janë ndeshur me një rritje të sëmundjeve gjatë muajve të dimrit. Gripi, sëmundjet e frymëmarrjes dhe koronavirusi kanë rënduar sistemet spitalore të vendit.

 

Ekspertët mendojnë se gripi dhe infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes tashmë kanë arritur kulmin dhe variantet e tanishme të koronavirusit janë më të buta se ato të mëparshmet. Por ata paralajmërojnë se njerëzit dhe sistemet e kujdesit shëndetësor duhet të jenë vigjilentë.

 

“COVID-19 do të vazhdojë të jetë i pranishëm. Sistemet e kujdesit shëndetësor duhet të jenë më të qëndrueshme, duhet të trajtojnë sfidat e personelit në infermieri dhe fusha të tjera. Njerëzit duhet të marrin vaksinat e gripit dhe ato të koronavirusit. Ata që janë në rrezik më të madh, kur ka rritje të madhe të rasteve, duhet të konsiderojnë përdorimin e maskës në mjediset e mbyllura. Pra, kjo është normalja e re”, thotë Dr. Tom Frieden nga organizata “Resolve to Save Lives”.

 

Megjithatë, në Kinë është një situatë tjetër. Qeveria kineze sapo ka filluar të raportojë shifra të larta të vdekjeve nga COVID-19 pas zbutjes së politikës së saj “zero-Covid”, në bazë të së cilës Pekini vendosi kufizime të mëdha ndaj lëvizjes së njerëzve.

 

“Kemi të bëjmë me një popullsi që kryesisht nuk ka qenë e ekspozuar ndaj COVID-it më parë dhe për këtë arsye shumë pak njerëz kanë imunitet ndaj infeksionit, nuk janë vaksinuar, ose kanë marrë një vaksinë që nuk është shumë e efektshme. Tani ata lejohen të lëvizin pa kufizimet që kanë patur këto dy vitet e fundit dhe ky kombinim faktorësh e ka rënduar situatën atje”, thotë Dr. Robert Wachter nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko.

 

Politikat e zbutura të Kinës tani janë më të ngjashme me ato të zbatuara në pjesën tjetër të botës, ku mbizotëron pikëpamja se COVID-19 do të duhet të menaxhohet si sëmundjet e tjera sezonale./voa

Posted Under:
Aktualitet Bota Kryesoret
Tagged:
covid SHBA

Nga e njëjta kategori

Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

më shumë...

“S’ka ende projekt për Zvërnecin”, Rama: Pas protestave janë armiqtë tanë, iranianët

më shumë...

“Ne duhet t’i japim kurajo Evropës”, Rama nga Mali i Zi flet për Zvërnecin: Narrativë e rremë se po gatuhet diçka mes meje dhe Netanyahut

më shumë...

Durrës, pallati rrezikon shembjen, shkarje dherash në Currila, evakuohen dhjetëra banorë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

3:00

“Miss Shqipëria” ndalet në Pogradec, vajzat vizitojnë...

2:48

Konflikt në Tiranë, një person tenton të...

2:32

Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme...

2:23

“S’ka ende projekt për Zvërnecin”, Rama: Pas...

2:15

“Ne duhet t’i japim kurajo Evropës”, Rama...

2:11

Durrës, pallati rrezikon shembjen, shkarje dherash në...

2:03

Japoni/ Autoritetet në kërkim të ariut “inteligjent”,...

1:57

6. 5 mln euro kompensim fermerëve, Malaj:...

1:51

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit,...

1:43

Hetohet vrasja e policit në aksion, gjenden...

1:39

Sot tjetër eliminim në “Ferma VIP”, publiku...

1:34

Dezinsektohen zonat bregdetare, ndërhyrja synon të ulë...

1:25

Komiteti i Jashtëm pro Eric Wendt, miratohet...

12:49

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, kryeministri Rama...

12:44

Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, u kap duke...

12:37

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të...

11:57

Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, GJKKO nuk...

11:32

Meta dhe Kryemadhi në GJKKO, nis gjyqi...

11:14

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja,...

Violand Braçellari dhe Enea Mekolli
10:50

Vrasja e efektivit në Maliq, çfarë u...

Më të klikuarat

  • “Jo 1, por 300 dronë për ty”, Flor Mumajesi emocion Soni Mal...
  • I biri vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagos...
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me...
  • “Në burg je një i vdekur që ecën”, Pëllumb Gjoka...
  • Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.