E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 25 sekonda më parë
Sociale

Ekspertët: Ndërtimet kaluan testin, pallatet nuk kanë dëmtime në strukturë

Dëmet e shkaktuara pas tërmetit të së shtunës për inxhinjerët e ndërtimit janë një test i kaluar me sukses, lidhur me sigurinë e objekteve të ndërtuara vitet e fundit.

 

Godinat I rezistuan goditjeve dhe ky është një test I kaluar me suskes. Pra ne inxhinjerët janë në gjëndje të projektojnë dhe të ndërtojmë me standart, thotë Agron Hysenlliu, drejtor i Institutit të Ndërtimit.

 

Reklamë

Pas verifikimeve praraprake në terren, inxhinierët kanë arritur në konkluzionin se nuk ka dëme në strukturën e objekteve të prekura.

 

99 % e godinave kanë pasur problem rifiniture dhe jo strukturore. Ky është një lajm i mirë.  

 

Ekspertet bëjnë apel që banorët të  shmangin panikun dhe të qëndrojnë në banesat e tyre.

 

Pra me pak fjalë ka ndryshim në standartin e jeteës së banorëve për shkak të disa çarjeve të mureve por jo në sigurinë e tyre.

 

Mbi 70 inxhinjer të kompanive  private i janë bashkuar thirjes së ministrisë së Infrastrukurës për tu bërë pjesë e grupeve të punës për verfikimet në terren.

 

Sipas të dhënave janë rreth 500 objekte që do të inspektohen. Sa i përket qarkut të Tiranës, banesat private në zona rurale kërkojnë më shumë vëmendje për shkak se janë godina më të amortizuara.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë