Subscribe

Teksa qeveria ende nuk ka qartësuar skemën se si do të bëhet legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore në vendin tonë, ekspertët thonë se duhet bërë një studim i gjerë dhe të nxirren mësime nga Maqedonia e Veriut, që duket se ka dështuar në këtë nismë.

 

FILIP GJOKA

SHOQATA E BIMEVE MJEKESORE DHE AROMATIKE

 

“Duhet një studim më i gjerë dhe një diskutim më i madh seç është bërë deri tani. duhet të hartojmë ligje duke marrë legjislacioni maqedonas sepse ka pasur mjaft probleme me licencimin e kompanive. një pjesë e kompanive kanë falimentuar dhe vetëm një që ka plotësuar standardet, ia ka dalë të jetë e suksesshme. duhen parë mangësitë e qeverisë maqedonase me nismën e krijimit të këtyre parcelave dh eta bëjmë ligjin më të pranueshëm dhe të mos krijojë pengesa për investitorët që duan të hedhin investimet e tyre sepse nuk është një investim i vogël. duhen miliona euro investim për ta prodhuar këtë medikament të nevojshëm për njerëzimin.”

 

 

ZEF PREÇI

EKSPERT PER EKONOMINE

 

“Maqedonia zotëron qindra tonelata stoqe që nuk ka ku ti shesë. nuk ka treg për të. Shqipëria do të humbiste para, do të krijonte stoqe dhe do të ishin të pashitshme.”

 

Një investim i tillë është i kushtueshëm, ndaj kërkohet që para se ndërmerren të tilla nisma, të sigurohen tregjet për eksporte.

 

 

FILIP GJOKA

 

Sipas të dhënave, një investim, që nga toka, tatimi, kushtet, infrastruktura, prodhimi në formë serash dhe impianti për prodhimin e vajit esencial do një investim rreth 5 mln euro. kjo nuk do të jetë e licencuar për çdolloj fermeri apo individ, kompani që do të marrë licencën do të përcaktojë vendin ku do të investojë dhe do të bëhet nën masa të larta sigurie që të mos ketë lidhje me atë që kultivohet apo eksportohet në mënyrë klandestine. duhet siguruar tregu, duhen plotësuar fiks standardet që kërkojnë kompanitë farmaceutike sepse nëse jo, nuk do të pranohet në treg.”

 

 

ZEF PREÇI

“SHBA, Kanada, BE tregjet janë të zotëruara. Janë shumë shtete që e kanë legalizuar. është një aktivitet që kërkon kuadër ligjor, laboratorë të specializuar dhe treg konsumatorësh. kujt do t’ja ofrojmë, kush do të jenë konsumatorët? eksporti nuk ka nevojë sepse është i saturuar në ditët e sotme.”

 

Ekspertët flasin edhe për një përkeqësim të klimës së biznesit, nëse legalizimi i kanabisit mjekësor bëhet fakt. Në vend të kësaj, ata thonë se ekonomia mund të forcohet duke mbështetur prodhimin bujqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *