Subscribe

Ekspertët e sigurisë kibernetike shprehen kritik në lidhje me Prokurorinë e Tiranës, e cila kërkoi arrest shtëpie për 5 punonjës të IT të institucioneve shtetërore, ku sipas hetimeve këta të fundit ishin përgjegjës pse nuk parandaluan sulmet e iranianëve ndaj sistemeve qeveritare. Eksperti Donald Elmazi thotë se autoritetet, që merren me sigurinë duhet të shikojnë alternativa të reja për të garantuar mbrojtje.

 

Ndërsa Besmir Semanaj thotë se punonjësve në institucionet e hetuara nga prokuroria, u mungon infrastruktura për te realizuar mbrojtjen e duhur.

 

Për Prokurorinë e Tiranës, depërtimi i virusit në portalin Administrata.Al nuk u zbulua nga këta punonjës, e për pasojë vetëm ata duhet të mbajnë përgjegjësi për sulmin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *