Siguria e karburanteve është një fenomen shqetësues në vendin tonë , të cilat cilësohen si “mina me sahat” kjo nisur nga siguria teknike qe ato garantojne dhe jo vetem.

Kamera e Vizionit te Pasdites bëri një vëzhgim ne terren , ku u vu re përhapja në masë e pikave të karburanteve afër zonave të banuara, ndonëse në shkelje me kriteret e vendosura në ligj sa I përket distancave.

Në Tiranë  Karburantet I shikon kudo, poshtë pallateve dhe shumë afer me zonat e banimit ,në një kohë kur ligji parashikon qe  nga pika e karburantit në një rreze 30 metra nuk duhet të ketë asnjë ndërtesë.

Qytetaret shprehen se ata jetojneë cdo ditë me rrezikun  për të cilin nuk kanë zgjidhje qytetare.

Te ftuarit ne studion e pasdites ne Vizion Plus ,  rikthyen edhe nje here vemendjen tek situata teper shqetesues qe rrezikon cdo ditë jetën e qytetarëve te cilët janë mësuar të shohin karburantet poshtë pallateve ku ata jetojnë.

Eksperti i mjedisit Sazan Guri pohoi se poshtë banesës së tij ka nje pikë karburanti dhe ky eshte nje fenomen shumë shqetësues për të.Ndërsa eksperti Enriko Ceko, foli per standartet qe duhet te plotesojne karburantet në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *