Dy dite para se te mblidhet Komisioni per Reformën ne Drejtësi, opozita ende nuk ka një qëndrim publik se si do te votoje te hënën. Kryetari i PD Lulzim Basha ka mbledhur për 3 ore ekspertet dhe anëtaret e Komisionit te Reformës ne Drejtësi, përfshi aleatin Fatmir Mediu per te diskutuar rreth draftit kushtetues te hartuar nga ekspertet e EURALIUS dhe OPDAT. Por ne fund te mbledhjes asnjë prej pjesëmarrësve nuk ka pranuar te sqaroje pozicionin e opozitës, duke saktësuar se ditën e diele do te behet e qarte vota e PD per reformën, se bashku me argumentimin e detajuar. Te mërkurën e 4 majit ekspertet ndërkombëtare paraqiten ne Komisionin e Reformës ne Drejtësi draftin kushtetues dhe Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste per Integrim ishin te gatshme ta votonin po atë dite, por ishin demokratet, te cilët kërkuan kohe deri te hënën. Mbetet për t’u pare se cila do te jete vota e opozitës ne 9 maj, nje dite para se ambasadoret te marrin pjese ne mbledhjet e grupeve parlamentare te 3 partive me te mëdha.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *