Ekspertet e OSBE-ODIHR do te jene pjese e te gjithe procesit te reformimit te kuadrit ligjor për zgjedhjet. Ata kane marre pjese ne mbledhjen e komisionit te posaçëm për reformën duke theksuar vullnetin për te ndihmuar deputetet te zbatojnë rekomandimet qe OSBE-ODIHR ka bere ne 3 proceset e kaluara elektorale.
Asistenca jone mund te jete verbale ose me shkrim sidomos persa i përket rishikimit te kuadrit ligjor. Ashtu si kundër mund te ndihmojmë me eksperiencën e praktikave te mira nga vende te tjera. Ne mirëpresim te jemi te pranishëm ne mbledhjet e ardhshme ne përpjekje për te zbatuar rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e kaluara.
Komisioni ka kërkuar ekspertize edhe nga komisioni i Venecias, Bashkimi Europian e vende te tjera por bashkëpunimi me OSBE-ODIHRIN është thelbësor për reformën zgjedhore.





