Ndryshimi i orës dy herë në vit ka për qëllim të kursejë energji, por nga ana tjetër ekziston një dëm që sjell në shëndetin e njeriut.

Ndërrimet ndërpresin oraret tona të gjumit dhe dëmtojnë shëndetin tonë, sipas ekspertëve në Akademinë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit. Ata kërkojnë që ndërrimi i orës të marrë fund.

“Ne kemi pasur prova për efektet anësore kur kalojmë nga një ditë më e gjatë, në një më të shkurtër dhe anasjelltas”, tha Dr. Kannan Ramar, një specialist i ilaçeve të gjumit.

Këto ndikime janë shumë të ndryshme dhe përfshijnë lajme të këqija për shëndetin kardiovaskular, goditje në tru, gabime mjekimi, shëndeti mendor apo edhe aksidente.

Vdekshmëria totale u rrit me 3% në Vjenë gjatë javës pas ndërrimit të orës në pranverë, sipas një studimi të fundit që analizoi të dhënat nga viti 1970 në 2018.

“Nga një këndvështrim i shkencës së gjumit, ndryshimi i orës nuk ka asnjë kuptim. Kjo sepse trupat tanë marrin ditë për tu përshtatur me një orar të ndryshuar të gjumit. Edhe pse thjesht po fle një orë më pak, duhen rreth pesë ditë për t’u rikthyer në rutinë”, pranoi Dr. Rafael Pelayo.

Por ai shtoi se problemi është që shumë njerëz tashmë humbin gjumin e nevojshëm për një shëndet të mirë.

Gjumi i dobët është i lidhur me diabetin e tipit II, sulmin në zemër, astmën dhe depresionin. Mungesa e gjumit madje mund të zvogëlojë trurin tuaj.

Duke pasur parasysh sa e rëndësishme është të bësh një gjumë të mirë, mjekët thonë se nuk duhet të presësh që qeveria të merret me kursimet e ditës.

Sipas tyre, disa ditë para se të kryhet ndryshimi i orës, vetë qytetarët duhet të zhvendosin orën ngadalë vetë, për t’u mësuar nga pak. Gjithashtu, mjekët thonë se lëvizja e akrepave duhet të shërbejë për të hequr dorë nga “veset e këqija”, siç janë përdorimi i celularit në shtrat dhe konsumimi i kafeinës pasdite.

Ekziston një konsensus i gjerë midis shkencëtarëve që ndryshimi i orëve dy herë në vit është një ide e keqe. Nëse gjumi është kaq i rëndësishëm, si përfunduam me këtë orar të ndryshueshëm?

Gjatë Luftës së Parë Botërore, vendet duke përfshirë Gjermaninë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara prezantuan kursimin e ditës në një përpjekje për të kursyer energjinë. Duke vendosur orët përpara, thotë teoria, ju mund të prisni edhe një orë para se të ndizni dritën në një mbrëmje vere.

Një shekull më vonë, gati një e katërta e popullsisë së botës lëviz orët përpara për një pjesë të vitit. Kjo metodë funksionon pak. Ekziston një kursim mesatar i energjisë elektrike prej 0.34% gjatë kohës së dritës, sipas një studimi ndërkombëtar të kryer në 2017.

Por dëmi i ndërrimit të orëve tejkalon përfitimet e kursimit të energjisë, kanë thënë shkencëtarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *