Subscribe

Dobësimi i monedhës britanike po sjell një efekt të kundërt në Shqipëri. Në vend që qytetarët të cilët kanë depozita në paund, t’i shesin dhe t’i investojnë ato në një tjetër monedhë më të sigurt, rënia e vlerës së paundit ka bërë që të shtohet interesi për të. Rinald Gjyli, ekspert i kursit të këmbimit, thotë se ky fenomen po ndodh për shkak të gjasave që ka monedha britanike për të t’u rikuperuar me 2% në këto ditë dhe 5% të tjera gjatë javës tjetër.  Të pakënaqur nga interesi i depozitave i cili ka shkuar afër zeros, shqiptarët po tentojnë në fitojnë me kursin e këmbimit. Vetëm një bankë që operon në Shqipëri gjatë dy ditëve të fundit ka këmbyer 10 milion euro në paund për interes të klientëve të saj. Pavarësisht tronditjeve që kanë ndodhur në tregjet evropiane, bankat në Shqipëri nuk preken. Megjithatë, Vizion Plus ka mësuar se vlera e aksioneve të mëmave të dy prej bankave më të mëdha në tregun tonë ra ditën e parë pas referendumit me 20%, thellimi ndodhi edhe ditën e hënën, ndërsa e marta dhe e mërkura sollën një përmirësim të vlerës së aksioneve. Pavarësisht kësaj ekspertët thonë se bankat në Shqipëri janë të sigurta. Një rrezik që mund t’i vinte sistemit tonë financiar ishte ekspozimi i bankave në obligacione në tregjet që lidhen me Britaninë. Burime për Vizion Plus thonë se këto fonde janë minimale dhe nuk e kalojnë vlerën e 13 milion eurove.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *