E diel, 8 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Ekspertët: “AKU punon vetëm për fasadë”

Aksionet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë një fasadë, pasi publikut nuk i bëhet transparenca e nevojshme lidhur me ushqimet që rezultojnë të rrezikshme për tu konsumuar. Ekspertët ngrenë shqetësimin se ofrimi i sigurisë ushqimore është vetëm në kuadër të deklaratave, por askush nuk njihet me rezultatet e analizave që kryhen, apo për produktet që asgjësohen.

 

Paralelisht me këtë fakt, sipas ekspertëve laboratori i vetëm që ka vendi Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare kryen analiza të përgjithshme dhe jo specifike, për secilin produkt.

 

Reklamë

E gjithë kjo situatë bëhet edhe më problematike, pasi në AKU mungojnë specialistët e fushës. Ndër vite ky institucion i rëndësishëm për sigurinë ushqimore është trajtuar politikisht, si një mundësi punësimi për militantët.

 

 

Më shumë video

Reklamë