Ne një dokument prej 45 faqesh ekspertet e Euralius dhe Opdat, kane reflektuar rekomandimet e Venecias, por edhe disa prej vërejtjeve te opozitës. Qe ne hyrje te dokumentit, ekspertet ndërkombëtare kane nënvizuar se çështjet per te cilat politika nuk ka arritur konsensus, nuk jane reflektuar ne këtë draft.
Këto propozime nuk përfshijnë ndonjë vendimmarrje politike që nuk është arritur ende dhe as nuk kanë për synim të kërkojnë përzgjedhjen/favorizimin e një vendimi politik kundrejt një tjetri.
Nje prej çështjeve qe nuk merr zgjidhje ne këtë draft është shqetësimi i opozitës per kapjen e sistemit.
Ekspertet kane lënë te pandryshuar parashikimin qe 5 anëtaret e Këshillit te Larte te Prokurorisë qe zgjidhen nga Parlamenti te zgjidhen me 84 vota. Një votim ky i kontestuar nga opozita dhe i mbështetur nga Komisioni i Venecias; dhe qe kërkon nje vendimmarrje politike për t’u zgjidhur. Por ka disa çështje te cilave ekspertet iu kane dhënë zgjidhje duke marre parasysh edhe shqetësimet e opozitës siç eshte votimi me 84 vota i anëtareve te Gjykatës Kushtetuese apo rasti i strukturës anti-korrupsion, e cila gëzon mbështetjen e te gjithë palëve. Ne disa raste kur debate politik është i forte siç është përbërja e Tribunalit te Drejtësisë apo Këshilli te Emërimeve ne Drejtësi apo edhe problematika e mandateve ekspertet janë treguar te kujdesshëm duke propozuar nje opsion te mundshëm e duke i lënë politikanet te bëjnë vendimin final.









