E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:55 Në vijim ora 01:55: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ekskluzive Vizion Plus/ Ja data kur Gjermania do të vendosë për Shqipërinë

Deputetët e parlamentit gjerman do të vendosin për hapjen ose jo të negociatave per Shqipërinë  mbrëmjen e së enjtes të dates 26 shtator.

 

Sipas rendit të ditës debati dhe votimi do të nisin në orën 21  e 30 të mbrëmjes se të enjtes dhe është parashikuar të zgjasë rreth 40 minuta, raporton Vizion Plus.

 

Reklamë

Propozimi për këtë seancë vjen nga  grupi parlamentar i koalicionit të CDU / CSU dhe SPD në lidhje me  rekomandimin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësueses së Lartë të Be Federica Mogherini të datës 29 majit 2019 për hapjen e negociatave të pranimit të  Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Pas votimit në Bundestag, kancelarja gjermane Angela Merkel në samitin e 18 tetorit në Bruksel  do të paraqese vendimin e Berlinit zyrtar.

 

Gjermania dhe Holanda janë dy vendet e vetme të Bashkimit Europian të cilat vendosin për nisjen e besedimeve me shqipërinë në parlamentet kombëtare dhe jo në qeveri, raporton Vizion Plus.

 

Ndërkohë Holanda e cila votoi kundër hapjes së negociatave për në muajin qershor, ende nuk ka nje qendrim per voten ne parlament./ Gerta Banushi

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë