Vizion Plus ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit të ekzekutimit mafioz të 40 vjeçarit Hekuran Billa.

Billa u vra me nej arme automatike me silenciator me 11 plumba brenda automjetit të tij, tip BMV X6 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Në videon e siguruar shihet se autorët e krimit e kanë ndjekur me makinen tip benz viktimën deri në momentin që dy mjetet kane qene paralelisht dhe e kanë qëlluar.

Si pasojë e plumbave, Billa ka humbur jetën ne vend. Pamjet e kamerave te sigurise tregojne qartë levizjet e 40 vejavcrit dhe të autorëve. Mjeti i Billës në momentin kur është qëlluar është përplasuur me makina te tjera dhe më pas ka perfunduar në trotuar.

Në këto monente, autorët të siguruar për ekzekutimin e Billës, janë larguar duke ecur indietro dhe  jane larguar nga vendi i krimit. Në video shihen edhe momentet e panikut te krijuar tek qytetarët pasi zona është mjaft e populluar.

Sipas burimeve policore, mjeti tip Benz që u përdor për vrasjen, rezulton të jetë i vjedhur në Kukës. Gjithashtu dhe targat e përdorura janë vjedhur një vit me pare në Laç. Autorët pas krimit janë larguar drejt Pezës se Vogël ku kanë djegur automjetit brenda te cilit është gjetur edhe arma. Policia ka ngritur dyshime se e autorët mund të jene vrasës me pagesë.

Hekuran Billa, i njohur ndryshe si Herland Bilali, ishte një emër i njohur për drejtësinë angleze. Ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Prel Markut, ngjarje e ndodhur në 2006. 40 vjecari u shpall fajtor për tre akuza, “Vrasje” , “Vrasje mbetur ne tentative” si dhe “Plagosje me dashje”. Billa është ekstraduar në Shqipëri ku është liruar vitin e kaluar.

Ka qënë pikërisht gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha ajo që e ka liruar nga qelia. Gjyqtarja i fali 5 vite duke e nxjerrë me kusht. Enkeleda Hoxha është gjyqtarja e shumëpërfolur per boshatisjen e  burgjeve duke liruar persona me rrezikshmëri të lartë.

Hoxha I ka dhene lirine ish antarit  tebandës së Durrësit Endrit Dokle, duke i shuar dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet e fakteve për dënimin me burg të përjetshëm, për të pare nëse ka ose jo shkelje ligjore ne rastin e lirimit te Hekuran Billes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *