Dasma e një prej çifteve më të njohur në Shqipëri, Orinda Huta dhe Turjan Hyska, ka ngjallur interes maksimal përsa i përket detajeve dhe protokollit të ceremonisë. Kur të gjithë flasin për nusen, ne këtë herë jemi përqëndruar tëk dhëndri, Turjani.

 

 

Si do të jetë kostumi i tij? Kujt ja ka besuar veshjen në ditën më të rëndësishme të jetës së tij?

 

 

Vizion Plus ka mësuar se kostumi i Turjanit do të mbajë firmën e Carlo Pignatellit, i porositur enkas për të, nga Geraldina Sposa. Kostumi do të jetë klasik, kombinuar me këmishën klasike të dhëndërisë ku do të përdoret papion dhe jo kollare. Ngjyra? Këtë po j’ua lëmë surprizë për ditën e bekuar të çiftit.

 

 

Mos harroni, asgjë nuk është rastësore në këtë dasmë dhe mbani mend detajet. Lidhja e tyre do të bëhet me situatat dhe momentet e programuara në ceremoni, ku çdo detaj ka paralajmëruar diçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *