Orinda Huta dhe Turjan Hyska i thanë po njëri-tjetrit në altarin e dashurisë së tyre, me betimin përpara Zotit. Për një besimtare si Orinda, ky moment ishte një nga më të rëndësishmit e dasmës së saj.

 

 

Nuk është e lehtë të presësh dashurinë e jetës të shfaqet përballë teje e veshur nuse, ashtu sikurse gjithë jetën ke ëndërruar. Për Turin, emocionet ishin më shumë se të mëdha sepse për herë të parë do të shihte Orindën me fustanin e bardhë, këtë herë prej vërteti.

 

 

Minutat po kalonin dhe nervozizmi lexohej qartë tek dhëndri, që priste në altar, së bashku me vëllain e tij, Eljon, që ishte shoqëruesi i tij. Por ai që do ti celebronte përpara Zotit në altarin e dashurisë, shtonte dhe më shumë emocionet. Nuk ishte një njeri i thjeshtë, por pikërisht vëllai i Orindës, Elton Huta, i cili bashkë me të kanë udhëtuar në rrugën drejtë besimit në Zot, që i ka rritur së bashku.

 

 

 

 

 

Më në fund duhet se nusja u shfaq, por ende jo…

 

 

Ishin nipërit dhe mbesat e Orindës, e më pas motra e saj Silva, që ishte shoqëruesja e nuses, të cilët parakaluan të parët drejt altarit të dashurisë.

 

 

Orinda shtërngonte fort të atin e saj, që ishte njeriu më i lumtur në këtë ditë të bekuar të vajzës së tij të vogël, gocës së pleqnisë, siç do të thoshin tironsit e vjetër.

 

 

Orinda i mbajti lotët deri në momentin kur u bashkua me Turjanin në altar. Më pas Eltoni vijoi me ceremoninë e celebrimit, që na besoni për ne që ishim aty ishte e mbushur me emocione të mëdha.

 

 

Shumë shpejt erdhi momenti i betimeve, por duket se për Orindën nuk ishte dhe aq e thjeshtë, po aq sa dhe për Turjanin.  Betimet e përlotura mezi u thane, sepse kur je përpara Zotit dhe njeriut që do, ata që e kanë provuar, e dinë se çdo të thotë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Fjalët nuk mund të shpjegojnë asgjë përballë asaj çfarë ndodhi, ndaj Vizion Plus ju sjell më poshtë pamje ekskluzive nga momenti i celebrimit dhe betimeve të çiftit:

 

 

Premtimi i Orindës:

 

 

Turjani im…

 

 

Në momentin e parë që të kam pare, nuk kam menduar kurrë që ti do bëheshe personi më i rëndësishëm i jetes sime.

 

 

Këto dhjetë vjet së bashku kanë qenë të mrekullueshme, unë rashë në dashuri me ty dhe shumë shpejt besova që ne do të kishim një të ardhme së bashku. U binda që ti duhet të ishe burri i jetës sime, për të cilin do të bëja gjithçka që marredhënia jonë të prekte përjetësinë.

 

 

Turjani im…

 

 

Ti e di sa shumë e emocionuar kam qenë unë gjatë kesaj kohe. Nuk kam pasur kurrë frikëra e asnjë ndjenjë tjetër perveç se lumturi. Jam e lumtur që sot po bëhem bashkëshortja jote dhe ti bashkëshorti im dhe do të punoj fort që kjo lumturi, të cilën kemi sot, të zgjasë përjetësisht edhe kur të rreshtojmë rroca pocat tanë dhe që kam shumë besim se ti do të jesh bashkëshorti dhe babai më i mire në botë.

 

 

TE DUA TWEETY IM! TE DUA TURJANI IM!

 

 

Premtimi i Turjanit:

 

 

Nuk më pëlqen fare ideja që më duhet të bëj premtime, sepse më duket si punë, si zotim që duhet mbajtur, si barrë që ndoshta më lodh një ditë…

 

 

 

Ndërkohë unë nuk lodhem së kujdesuri për ty, së jetuari çdo ditë me gëzimet, mërzite, çmenduritë, shpërthimet apo buzëqeshjen tënde!

 

 

 

Mund të premtoj çdo gjë dhe ti e di që di  ta çoj deri në fund, por do të them vetëm një gjë Orinda Huta…

 

 

 

Gjithë jetën tonë do e kaloj duke bërë më të mirën çdo sekondë,  që sytë e tu mos ta humbasin kurrë shkëlqimin që e dua pafund!

 

 

 

Shpesh njerëzit tremben nga e ardhmja, unë jo! Dhe e di pse? Sepse përtej asaj që jam vet, në krah kam një krijesë që për mua është magjike dhe që uroj shumë shpejt të jetë nëna e femijëve të mi të shumtë!

 

 

 

Një premtim, meqë e do zakoni, do e bëj: ” Do jemi familja më e bukur në botë sepse kur ka dashni, çdo gjë është e mundur” – thotë Orinda Huta

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *